Aksident i rëndë, kamioni rrokulliset pas përplasjes me një veturë

  • A.P /
  • 26 November 2025 - 14:26
Aksident i rëndë, kamioni rrokulliset pas përplasjes me një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku janë përfshirë një kamion transportues dhe një veturë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga goditja, kamioni ka përfunduar i rrokullisur në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin.

Policia e trafikut ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e rastit.

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident.


(Kosova Sot Online)