Osmani do ta zhvilloj sot një vizitë zyrtare në Shkodër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta zhvilloj sot një vizitë zyrtare në Shkodër, ku do të pritet në takim nga kryetari i Bashkisë, Benet Beci. Pas takimit, është paralajmëruar edhe një deklarim për media,
transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjatë vizitës së saj në Shkodër, Presidentja Osmani do të vizitoj Muzeun “Marubi”, si dhe në Muzeun e Kujtesës, ku do të zhvillojë një takim me përfaqësues të komuniteteve fetare. Vizita e saj do të vazhdojë me një takim me gratë intelektuale shkodrane.
Në përmbyllje të vizitës, është paraparë edhe një Koncert Festiv në sheshin pranë Bashkisë së Shkodrës, aktivitet që mbahet në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
(Kosova Sot Online)
