Murati: Përkundër lutjeve tona partitë opozitare kanë refuzuar ta miratojnë buxhetin

  • A.P /
  • 27 November 2025 - 15:00
Murati: Përkundër lutjeve tona partitë opozitare kanë refuzuar ta miratojnë buxhetin

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, po paralajmëron se sikurse komunat pa buxhet që po përballen me krizën e mungesës së financave, njëjtë do të ndodhë edhe në nivel shtetëror, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai hoqi përgjegjësinë nga qeveria dhe ua kaloi partive “opozitare” pse nuk morën pjesë në një seancë të thirrur nga Vetëvendosje në Kuvend para se të shpërbëhej.

“Përkundër lutjeve tona, ftesave tona, ofertave tona për partitë opozitare  kanë refuzuar ta miratojnë buxhetin e vitit të ardhshëm. Pra, ne nga 1 janari na duhet të operojmë me atë çfarë e parasheh ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë e që është zgjatje për dy muaj”.

“Po e shihni që komunat që s’kanë buxhet të miratuar si po përballen me probleme financiare, pra për shkak të buxhetit apo tkurrjes fiskale. E njëjta do të ndodhë në nivel shtetëror si pasojë e papërgjegjësisë totale nga PDK, LDK dhe AAK, Nisma që nuk morën fare pjesë në seancën e jashtëzakonshme për ta votuar buxhetin”, tha ai.


(Kosova Sot Online)