Maqedonci jep detaje për ushtarin e FSK’së që akuzohet për dhunim
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është deklaruar për rastin e një ushtari të FSK’së i cili akuzohet për dhunim seksual në Britani të Madhe, duke thënë se janë ngritur të gjitha komisionet dhe strukturat që merren me këto raste, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Maqedonci, ka shtuar edhe se, meqë ende s’ka virdikt final, ai s’mund të jap më shumë informacion.
‘’Për pjesëtarin që dyshohet për sulm seksual në Britani të Madhe, në kemi ngritur të gjitha komisionet edhe ato strukturat të cilat merren me këto rastesh. Ende nuk kemi një vërdikt final, dhe derisa nuk kemi verdikt final e kam të pamundur të jap më shumë informacion’’, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)
