Lladrovci: Kur ka thënë Kurti ‘hajvanat’, i pijtë u kanë

  • A.P /
  • 01 December 2025 - 10:00
Lladrovci: Kur ka thënë Kurti ‘hajvanat’, i pijtë u kanë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar deklarimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ai kishte përdorur termin “hajvana” për opozitën pas zgjedhjeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Kur ka thënë hajvanat i pijtë u kanë, ka pi, kot ua shet myslimanëve që unë nuk pi. Nuk ka mundur me përmbajt vetën e ka gabu, pra gabim ka bërë bre, nuk është bërë kiameti nuk u ka thënë qytetarëve hajvanat, liderëve u ka thënë a liderët po mundohen me gjujt tek qytetarët, nuk iu ka thënë qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Ai u pyet nëse ia ka bërë testin e alkoolit, por tha se nuk ka dyshim që Kurti ishte i dehur dhe tha se i kërkon falje nëse nuk ka qenë.

“Jo kërkoj falje publikisht nëse ai konsideron që nuk ka qenë i pijtë, krejt informacioneve që më vijën ka qenë i pirë”, ka theksuar ai.

(Kosova Sot Online)