Prishtina nuk do të ketë transport publik as sot

  • A.P /
  • 01 December 2025 - 07:19
Prishtina nuk do të ketë transport publik as sot

Kryeqyteti nuk do të ketë transport publik as sot. Trafiku Urban do të vazhdojë me bllokim të rrugëve me autobusë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Qytetarët kërkojnë që institucionet të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje për këtë problem, pasi mungesa e transportit po ua vështirëson jetën e përditshme.

Greva e Trafikut Urban ka nisur të hënën, duke pezulluar të gjitha linjat. Sipas tyre, 3.2 milionë euro janë borxhet që Komuna ia ka Trafikut Urban, ndërsa 1 milion e 600 mijë euro është borxhi që Trafiku Urban ua ka furnitorëve për derivate.

(Kosova Sot Online)