Arrestohet një i dyshuar pasi kishte urdhër-arrest edhe nga Suedia

  • A.P /
  • 02 December 2025 - 09:05
Arrestohet një i dyshuar pasi kishte urdhër-arrest edhe nga Suedia

Një person është arrestuar në lagjen Marigona, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai dyshohet për përfshirje në krim të organizuar dhe kishte urdhër-arrest edhe nga Suedia.

Lagjja Marigona / 01.12.2025 – 22:30. Njësitë e taskforcës kanë ndaluar dhe arrestuar një mashkull shtetas të huaj, i dyshuar lidhur me një rast krim i organizuar. I njëjti po ashtu kishte edhe urdhërarrest të lëshuar nga shteti i Suedisë. Gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke banuar i dyshuari, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 52 480€ para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentë shoferi i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)