KFOR: Dy organizata sekuestruan mbi 12 mijë eksplozivë

  • A.P /
  • 03 December 2025 - 14:30
KFOR: Dy organizata sekuestruan mbi 12 mijë eksplozivë

Komandanti i KFOR-it, Gjenerallejtënant Ozkan Ulutash, vizitoi dje organizatat Ndihma Popullore Norvegjeze (NPA) dhe HALO Trust në Mitrovicën e Jugut, të cilat janë të pavarura dhe të specializuara në çështjet e shpërthimit të minave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë vizitës, Ulutaş mori një pasqyrë të aktiviteteve të tyre aktuale dhe u prezantua me pajisjet dhe municionin eksploziv të përdorur për trajnime dhe ndërgjegjësim publik.

Sipas njoftimit për media thuhet se që nga viti 1999, HALO Trust dhe NPA kanë pastruar më shumë se 40 milionë metra katror tokë dhe kanë sekuestruar mbi 12,000 eksplozivë të paplasur, duke kontribuuar ndjeshëm në sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Përveç kësaj, organizatat kanë ndihmuar në sigurinë ushqimore, qasjen në tokë, si dhe zhvillimin e infrastrukturës dhe energjisë.

(Kosova Sot Online)