Gjykata vendos 1 muaj paraburgim ndaj shtetasit të huaj

  • A.P /
  • 04 December 2025 - 11:15
Gjykata vendos 1 muaj paraburgim ndaj shtetasit të huaj

Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se ka caktuar një muaj paraburgim ndaj E.M. të dyshuar për shitblerje narkotikësh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 (një) muaji ndaj të pandehurit E.M., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë. Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike dhe blerjes, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, sipas KPRK-së.”

E.M. s’është shtetas i Kosovës.

“Gjykata vlerëson se caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm, pasi ekziston rreziku që i pandehuri, nëse lirohet, mund të ikë apo të arratiset, duke pasur parasysh faktin se E.M. nuk është shtetas i Republikës së Kosovës. Paraburgimi llogaritet nga data 02.12.2025, ora 12:00, dhe zgjat deri më 01.01.2026, ora 16:00.  Palët kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orëve, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë.”

(Kosova Sot Online)