113 vjet Forca të Armatosura, Begaj: Nderojmë sakrificën

  • A.P /
  • 04 December 2025 - 11:48
113 vjet Forca të Armatosura, Begaj: Nderojmë sakrificën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura shqiptare tha se nderojnë kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH, për të cilët tha se shërbyen “me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit. Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive. Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut! Gëzuar 113-vjetorin FARSH!”, ka shkruar Begaj.


(Kosova Sot Online)