Tahiri: Ambasadorët e vendeve mike po angazhohen për ta mbështetur Kosovën

  • A.P /
  • 05 December 2025 - 12:05
Tahiri: Ambasadorët e vendeve mike po angazhohen për ta mbështetur Kosovën

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, reagoi për përfshirjen e ambasadores së Kosovës në Norvegji, Nita Luci, në aktivitetet partiake të Lëvizjes Vetëvendosje, pavarësisht se legjislacioni e ndalon një gjë të tillë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Tahiri tha se ndërsa ambasadorët e vendeve mike po angazhohen për ta mbështetur Kosovën në proceset politike pas zgjedhjeve, diplomatë të Kosovës po veprojnë në të kundërtën, duke marrë pjesë në aktivitete partiake.

Në reagimin e saj, ajo kritikoi ambasadoren Luci, për të cilën u raportua se ka shmangur kufizimet ligjore duke marrë pjesë në fushatat e VV-së, ani pse një e tillë është e ndaluar.

Tahiri theksoi poashtu se aleatët e Kosovës po e shikojnë vendin siç tha ajo, me keqardhje.

“Ambasadoret e huaj ne kembe per te perkrahur Kosoven stabile e funksionale pas zgjedhjeve – ambasadoret tane ne kembe ne fushata partiake – cfare situate paradoksale – aleatet na shikojne me keqardhje”, shkroi ajo.

Sipas Tahirit, një veprim i tillë jo vetëm shkel rregullat diplomatike, por edhe dëmton imazhin e Kosovës dhe raportet me partnerët ndërkombëtarë.

(Kosova Sot Online)