Një nxënës ka therur me thikë një 19-vjeçar pranë shkollës fillore

  • A.P /
  • 05 December 2025 - 13:45
Një nxënës ka therur me thikë një 19-vjeçar pranë shkollës fillore

Një 13-vjeçar ka therur me thikë një 19-vjeçar pranë shkollës fillore “Emin Duraku” në Prizren, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe se i dyshuar për rastin është një 13-vjeçar.

“Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e mbledhura është mësuar se pas një zënke ndërmjet dy të rinjve, njëri prej tyre, mashkull 13-vjeçar, e ka goditur me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull 19-vjeçar”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi bëri me dije se i lënduari është dërguar në Ndihmën e Shpejtë të qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe, në bashkërendim me të, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave’, tha më tej ai.

(Kosova Sot Online)