Dëshmitari në rastin e Nagip Krasniqit tregon si u tregtua energjia nga KEK
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar dëgjimi i dëshmitarit, Edmond Nulleshi në rastin ku ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Dëshmitari Edmond Nulleshi po dëshmon në cilësinë e këshilltarit të drejtorit ekzekutiv të shërbimeve të KEK-ut, gjatë vitit 2022 dhe vitit 2023.
Ai tha para trupit gjykues, tha se detyrat e tij kanë qenë mbikëqyrja dhe menaxhimi i njësive të këtij divizioni.
Gjatë periudhës së ka qenë ai i angazhuar, i pyetur nga prokurori special Dren Paca, dëshmitari ka treguar se si është zhvilluar procesi i tregtimit të energjisë elektrike.
Me tej, ai gjatë dëshmisë së tij tregoi se në kohën kur kishte marrë detyrën, këto kontrata ishin të nënshkruar. Por që më pas kishte kuptuar se KEK nuk kishte kërkuar licencim nga ZRRE për t’i përfshirë këto palë në proces të tregtimit.
“Në ndërkohë pasi u paraqit kjo çështje e licencimit, kam kuptuar që nga periudha kur kishte filluar periudha e ankandeve, KEK nuk kërkonte licencim nga ZRRE për t’i përshirë këto palë në proces të tregtimit. Pastaj kam kuptuar për më tepër, që edhe palët tjerë që tregtonin në Kosovë, duke përfshirë KESCO, KEDS, të cilët e bënin shumicën e tregtimit në Kosovë, as këto kompani nuk kërkonin licenca nga ZRRE për tregtim”, tha ai.
Dëshmitari Edmond Nulleshi tha se baza ligjore për licencim ka ekzistuar edhe më herët.
Gjatë seancës së sotme, ai tha se “në bazë të rregulltave KEK e njoftonte ZRRE-n me shkrim me informata rreth procesit të tregtimeve që ishte duke zhvilluar”.Ai tha se ka pasur shkresa e komunikime me ZRRE-në.
Prokurori special e ka pyetur dëshmitarin se kush i përgatiste këto interpretime nga ana e KEK-ut., për çka tha se kishte kërkuar sqarime nga ana e zyrës së tarifave dhe zyrës ligjore brenda korporatës.
“Pasi që kam pushuar këtë funksion, kam informatë se ZRRE-në se kishte dërguar në nëntor të citit 2022 draft raportin e monitorimit, në ketë raport ishte shkelja që KEK po bënte për palët që deklaronte se ishin me shkelje ligjore. Me këtë raport, kryeshefi ekzekutiv e formon një grup punues cili do t’i shqyrtonte dhe do t’i përgjigjej të gjitha pika e të këtij raporti, dhe unë kam qenë pjesë e grupit”, theksoi ai.
Seanca është ndërprerë për pauzë dhe do të vazhdojë në orën 13:00.
Dëshmitari ka folur për përgjigjen që ishte përgatitur nga grupi punues i KEK-ut dhe veprimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë pasi pranoi përgjigjet e KEK-ut.
Dëshmitari para trupit gjykues ka thënë se nuk ka njohuri nëse kompanitë KESCO, KEDS e KOSTT janë gjobitur për tregtim të energjisë elektrike me kompani të palicencuara.
Pas përfundimit të pyetjeve të prokurorit special, është vijuar me ato të mbrojtësit të të akuzuarit, Nagip Krasniqi.
Dëshmitari Edmond Nulleshi tha se gjatë kohës sa ka qenë ai, nuk ka subvencionuar energjinë elektrike Qeveria e Kosovës.
Në rastin ku ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Edmond Nulleshi ka dëshmuar në cilësinë e këshilltarit të drejtorit ekzekutiv të shërbimeve të KEK-ut gjatë vitit 2022 dhe vitit 2023.
Ai para trupit gjykues tha se detyrat e tij kanë qenë mbikëqyrja dhe menaxhimi i njësive të këtij divizioni.
(Kosova Sot Online)
