Hamza: Kosovës i duhet stabilitet jo drama politike
Kryetari i PDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër të vendit ka paralajmëruar se në dy ditët e ardhshme do ta shpalosë programin qeverisës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Programin, Bedri Hamza e quajti “garanci për një jetë më të mirë”.
“Kosovës i duhet stabilitet dhe jo drama politike. I duhet drejtim i qartë, përgjegjësi dhe rezultate konkrete. Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës. #PDK130”, shkroi ai në një postim në Facebook.
(Kosova Sot Online)
