Rama: Jemi votuar për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo partive

  • A.P /
  • 09 December 2025 - 12:30
Rama: Jemi votuar për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo partive

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që sapo u betua për mandatin e dytë, në fjalën e tij përmendi bllokadat e krizat gjatë mandatit të parë dhe tha se prej tyre më së shumti “kanë vuajtur qytetarët”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“E dimë se mandati i kaluar nuk ka qenë ashtu siç e kanë merituar qytetarët. Ka pasë bllokada të kalkuluara politikisht, vonesa e pengesa”, tha ai.

Rama tha se uron me zemër që  “në këtë mandat të reflektojmë dhe të mos e detyrojmë popullin që të dëgjojë diskurse përçarëse, të mos e vendosim qytetin peng të kalkulimeve politike”.

Kryetari i Prishtinës bëri thirrje që të punohet së bashku e që të ketë kritikë të sinqertë.

“Secili prej nesh jemi të votuar për t’iu shërbyer qytetarëve e jo partive politike. Prandaj, e kemi për borxh të bëhemi bashkë e të punojmë, të mos projektojmë kriza artificiale, të mos krijojmë bllokada që e lodhin qytetin, por të punojmë me përgjegjësi për të ardhmen tonë. Ne jemi këtu në shërbim të qytetarëve, na sfidoni, na kritikoni, kërkoni më shumë prej nesh. Kritika e sinqertë është motori i zhvillimit, ajo e mpreh udhëheqjen. Ne gjithmonë do ta mirëpresim”.

(Kosova Sot Online)