Rozeta Hajdari: Nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës
Ditën e sotme, dështoi seanca e shqyrtimit fillestar ndaj ministres në detyrë të MINT-it, Rozeta Hajdari dhe të akuzuarve tjerë për rastin rezervat shtetërore, ku Hajdari nuk ishte prezent në seancë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Për këtë ka reaguar vetë Hajdari, duke deklaruar se ajo ‘’nuk ka pranuar’’ asnjë thirrje për seancë nga ana e gjyaktës.
‘’Të nderuar qytetarë,
Për seancën e sotme gjyqësore, lidhur me çështjen e rezervave shtetërore të mallrave, ju njoftoj se, unë nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës!
Në momentin që e pranojë thirrjen nga Gjykata, për seancën e ardhshme, do të paraqitem në seancë gjyqësore!’’, ka shkruar ajo.
(Kosova Sot Online)
