Begaj: Momentumi i Shqipërisë drejt BE’së forcon edhe pozitën e Kosovës

  • A.P /
  • 10 December 2025 - 15:05
Begaj: Momentumi i Shqipërisë drejt BE’së forcon edhe pozitën e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë një vizite zyrtare në Kosovë me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, u prit nga Presidentja Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë takimit, Begaj dhe Osmani riafirmuan bashkëpunimin e ngushtë dhe të palëkundur ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar rëndësinë e projekteve të përbashkëta zhvillimore që forcojnë integrimin rajonal dhe perspektivën europiane.

“Momentumi historik i Shqipërisë drejt BE forcon edhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Begaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)