Terras: Kontingjenti gjerman i KFOR’it më njoftoi për sigurinë në Kosovë
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, po vazhdon vizitat e tij nëpër Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai njoftoi se ka qëndruar në Prizren për t’u takuar me komunitetin e inovacionit, ndërsa më pas ka shkuar në selinë e KFOR-it për t’u informuar për situatën e sigurisë.
“Ditë produktive në Kosovë si raportues i Parlamentit Europian për Kosovën. Nga komuniteti i inovacionit dhe teknologjisë në Prizren, deri te një informim strategjik për sigurinë në selinë e KFOR-it me kontingjentin gjerman. Këto të dhëna janë thelbësore për stabilitetin dhe përparimin në mbarë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në X.
(Kosova Sot Online)
