Arrestohen dy persona pasi keqpërdorën të dhënat bankare

  • A.P /
  • 12 December 2025 - 10:05
Arrestohen dy persona pasi keqpërdorën të dhënat bankare

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në qytetin e Gjilanit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas raportit policor dyshohet se të arrestuarit kanë keqpërdorur të dhënat bankare të disa qytetarëve, me qëllime të përfitimeve materiale të kundërligjshme.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është raportuar si ‘’Lëshim i çeçeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorim i kartelave bankare apo kreditit’’.

(Kosova Sot Online)