Hamza: Rritja ekonomike më e vogla në vite, Kurti s’e di prej nga i merr statistikat
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, kritikoi ashpër Albin Kurtin, duke theksuar se programi i PDK-së është i bazuar në llogari të sakta buxhetore dhe jo në premtime të pambuluara financiarisht, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Programi ynë nuk është ‘fontanë dëshirash’, por një plan i mirë i kalkuluar. Buxheti e mban – sa më shumë ka rritje ekonomike, aq më shumë rritet buxheti.
Rritja ekonomike e realizuar në vitet e kaluara është ndër më të ulëtat që ka ndodhur. Kurti nuk e di prej nga i ka marrë statistikat,” tha Hamza n'21.
(Kosova Sot Online)
