Abdixhiku - mërgimtarëve: Më 28 dhjetor po qe nevoja ejani edhe në këmbë

  • A.P /
  • 15 December 2025 - 07:48
Abdixhiku - mërgimtarëve: Më 28 dhjetor po qe nevoja ejani edhe në këmbë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar tubimet me mërgatën në Zvicër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka kërkuar nga mërgata që të vijnë në Kosovë masivisht për të votuar, qoftë edhe në këmbë.

Kjo, pasi Abdixhiku thotë se atë ditë duhet të shpëtojmë Kosovën.

“Më 28 dhjetor, ejani në Kosovë. Ejani me avionë. Ejani me autobusë. Ejani me vetura. E po qe nevoja, ejani edhe në këmbë. Ejani si të doni; por atë ditë, shpëtojeni Kosovën. Sepse atë ditë, Kosova ka nevojë për secilin prej jush. Kosova ka nevojë për shpresë. LDK ju thërret! LDK ju pret”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

 

(Kosova Sot Online)