Rama: Kryeqyteti ka vizion, e dimë kah po shkojmë

  • A.P /
  • 15 December 2025 - 09:45
Rama: Kryeqyteti ka vizion, e dimë kah po shkojmë

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka uruar që bashkëpunimi mes komunës dhe nivelit qendror të përparojë, sa i përket projekteve madhore që kryeqyteti synon, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rama përmendi Lojërat Mesdhetare 2030, nikoqire e të cilave do të jetë Prishtinë, ku për të njëjtat shtoi se bashkëpunimi me nivelin qendror, është i pashmangshëm.

Pos tjerash, ai thotë se tanimë kryeqyteti ka vizion.

“Kryeqyteti ka vizion, e dimë kah po shkojmë. Nuk është një vend që pret që dikush t’i tregojë kah të shkojë vendi”, tha ai.


(Kosova Sot Online)