Ky është zyrtari policor që vdiq sot në aksident
Ismet Isufi është zyrtari policor që vdiq sot papritur në komunikacion, pasi kishte pësuar infarkt, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Isufi pas infarktit, ka pësuar aksident rreth orës 06:30, në rrugën “Zagrebi”.
Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit.
(Kosova Sot Online)
