Haradinaj: E kemi lodh popullin, nuk do të shkojmë më në zgjedhje të reja

  • A.P /
  • 16 December 2025 - 09:30
Haradinaj: E kemi lodh popullin, nuk do të shkojmë më në zgjedhje të reja

Daut Haradinaj, nga AAK i pyetur se a do të shkojë Kosovë në zgjedhje, nëse nuk do të ketë rezultat nga ato të 28 dhjetorit, ai beson se nuk do të ketë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Nuk e besoj që do të shkojmë në zgjedhje, jam shumë i bindur edhe krejt kjo ideja se Kosova rrezikohet, unë mendoj që ka frymë edhe vullnet tek lidershipi në Kosovë që me tejkaluar këtë situatë. Nuk e besoj që do të shkojmë në zgjedhje, për shkak se e kemi lodh popullin, këtu njerëzit duhet me kuptu që po thonë dy parë zgjedhje, nuk janë dy palë zgjedhje, por janë katër palë zgjedhje”, deklaroi ai.

E pwr zgjedhjen e presidentit ka deklarur se kjo do ti konvenoj Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes. Derisa tregoi edhe arsyjen se pse do ti konvenoj.

Zgjedhja e presidentit mendoj që do ti konvenoj edhe vetë zotit Kurti dhe Vetëvendosjes që mos me i blloku proceset, mos me dërgu vendin në zgjedhje vetëm për mungesë korumi, sepse nuk ka nevoj me votu presidenten vetëm pjesëmarrja me kriju korumin edhe kaq është”, tha ai n'21.


(Kosova Sot Online)