Policia ka dhënë detaje për vetaksidentin me fatalitet

  • A.P /
  • 16 December 2025 - 10:30
Policia ka dhënë detaje për vetaksidentin me fatalitet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vetaksidentin me fatalitet në Mazgit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Njoftimi:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Autostrada Arben Xhaferi Mazgit- Prishtinë / 15.12.2025 – 13:05. Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke e drejtuar kamionin/ automjetin transportues të betonit, ka humbur kontrollin mbi të dhe ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit viktima në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë nxjerrë trupin e pajetë nga automjeti. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)