Kapen 215 kg marijuanë, arrestohen tre persona

  • A.P /
  • 16 December 2025 - 15:00
Kapen 215 kg marijuanë, arrestohen tre persona

Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Janinës ka sekuestruar një sasi të madhe droge, duke parandaluar trafikimin mëtejshëm të tyre në brendësi të territorit grek. Lidhur me ngjarjen tre shqiptarë u vunë në pranga, mes të cilave edhe një femër.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat trafik droge, dhunë ndaj punonjësve, drejtim të rrezikshëm të mjetit, dëmtim të përsëritur të pronës së tjetrit dhe shkelje të legjislacionit për të huajt. Siç raportohet, makina private, tip fuoristradë, u pikas mëngjesin e djeshëm në aksin kombëtar Janinë – Kozan dhe drejtuesja ishte një shqiptare, ndërsa një makinë tjetër ishte përpara saj.

Shoferja, duke mos iu bindur sinjaleve të ndalimit të policisë dhe duke përfituar nga kushtet e vështira të motit përshkroi një rrugë të gjatë, duke kaluar nëpër zona të Prefekturës së Grevenas, derisa më në fund u ndalua në Vovousa, Janinë nga oficerë policie të Departamentit të Narkotikëve.

Brenda makinës, u gjetën dhe sekuestruan 118 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 215 kg. Gjithashtu brenda mjetit u konstatua se ndodhej edhe djali 2-vjeç. Makina e tyre, së bashku me 510 euro dhe 2 telefona celularë, të cilët u gjetën në posedim të tyre, u konfiskuan.

(Kosova Sot Online)