Ky vend rezultoi sot me ajrin më të ndotur në botë

  • A.P /
  • 17 December 2025 - 11:07
Ky vend rezultoi sot me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva edhe këtë mëngjes kryeson listën e kryeqyteteve me ajrin më të ndotur në botë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Indeksi i cilësisë së ajrit në kryeqtetin e Bosnje-Hercegovinës arrin vlerën 396, raporton klix.ba.

Pas Sarajevës renditet Lahori i Pakistanit, ku indeksi i cilësisë së ajrit është regjistruar 297, ndërsa në Delhin e Indisë 284.

Përqendrimi i grimcave PM2.5 këtë mëngjes në Sarajevë është 53 herë më i lartë se vlera vjetore referuese e përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)