Serbia provon të ndërhyjë në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Serbia provon të ndërhyjë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, fton serbët e zhvendosur të votojnë, vendoset një linjë telefoni nëtransmeton gazeta "Kosova Sot Online". shërbim,
Komisariati për Refugjatët dhe Emigrantët në Serbi ka lëshuar një thirrje zyrtare lidhje me zgjedhjet e 28 dhjetorit që do të mbahen në Republikën e Kosovës duke iu bërë thirrje serbëve të zhvendosur në Serbi që të marrin pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në njoftim thuhet se të interesuarit mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar nëse kanë një dokument valid të lëshuar nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Ky Komisariat ka vendosur në dispozicion edhe një numër telefoni, ku do të mund të merren informacione më të detajuara.
“Çdo votë është e rëndësishme për qëndrimin dhe mbijetesën e popullit tonë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)
