Osmani: BE ka vendosur ta heqë edhe pjesën tjetër të masave

  • A.P /
  • 18 December 2025 - 07:48
Osmani: BE ka vendosur ta heqë edhe pjesën tjetër të masave

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar nga Brukseli se në fund të samitit BE -Ballkani Perëndimor në Brukse “u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës”, duke shpjeguar se “një pjesë e madhe hiqen sot dhe pjesa tjetër në fund të janarit”, njofton presidentja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Teksa Osmani po kumtonte këtë lajm, në video u shfaq edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, duke e përgëzuar Osmanin për heqjen e masave. E cila më pas e falënderoi edhe Ramën për kontributin e dhënë në këtë çështje.

Gjithsesi, Osmani tha se “fondet do të zhbllokohen pjesa më e madhe menjëherë, pjesa tjetër në janar…”.

(Kosova Sot Online)