Ursula von der Leyen: Lajm i mirë, Kosovës po i hiqen masat

  • A.P /
  • 18 December 2025 - 08:00
Ursula von der Leyen: Lajm i mirë, Kosovës po i hiqen masat

Presidentja e Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor, tha lajmet se masat ndaj Kosovës po hiqen, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo pasi ka ndodhur transferimi i pushtetit në zgjedhjet lokale në veri të vendit.

Ajo tha se BE-ja do të ketë mbështetje financiare për Kosovën.

 “Lajm i mirë për Kosovën! Transferimi i qeverisjes lokale në veri pas zgjedhjeve të fundit lokale ishte paqësor. Falë kësaj, jam i lumtur të njoftoj se po ecim përpara për të hequr masat ndaj Kosovës. Ne po programojmë 216 milionë euro ndihmë financiare. Dhe kemi ndërmend të lëvrojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm”, ka shkruar ajo në “X”.

(Kosova Sot Online)