Hamza: Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë

  • A.P /
  • 18 December 2025 - 10:15
Hamza: Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka përshëndetur fillimin e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një lajm të mirë për vendin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë. Qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka falënderuar partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit dhe ka theksuar nevojën për një fazë të re në raportet me Bashkimin Evropian.

“I falënderoj partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit. Tani duhet të hapet një kapitull i ri me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik”, ka theksuar Hamza.

Sipas tij, orientimi euroatlantik i Kosovës dhe bashkëpunimi me aleatët mbeten kyçe për të ardhmen e vendit.

“Bashkë me aleatët, Kosova do të ecë përpara!”, ka përfunduar Hamza.

(Kosova Sot Online)