Haziri thirrje presidentes: Respekto këto 10 ditë fushatë

  • A.P /
  • 18 December 2025 - 10:30
Haziri thirrje presidentes: Respekto këto 10 ditë fushatë

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet me përfaqësues të mërgatës dy ditë para zgjedhjeve në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se presidentja duhet të ruajë rolin e saj kushtetues.

Ai kujtoi se kur i kanë dhënë LDK-ja votat për presidente Osmanit, i kanë vënë kusht që të respektojë kushtetutën. Kur u pyet se a e ka bërë një gjë të tillë Osmani, Haziri tha:

“Nëse me 26 dhjetor thërret pritje e nuk e le me 29, pse cili është problemi? Mos me dyshu për atë që po bëhet pritja. Fundja, unë jam i prirë me besu pozitivisht që është kah mundohet me ushtru detyrën e vet, por më pas qenë kushdo tjetër është dashtë me respektu 10 ditë fushatë, sepse presidentja garanton funksionin, garantimin e shtetit, sidomos tash kur kemi mungesë të Kuvendit, mungesë të qeverisë pa kompetenca të plota,” tha ai n'21.

(Kosova Sot Online)