Dy gra gjenden pa vetëdije në një shtëpi, njëra e vdekur

  • A.P /
  • 18 December 2025 - 10:24
Dy gra gjenden pa vetëdije në një shtëpi, njëra e vdekur

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Junik, në një shtëpi janë gjetur pa vetëdije dy femra të moshuara kosovare, ku njëra prej tyre ka qenë pa shenja jete, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Tjetra, njofton policia, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në gjendje të rëndë.

‘‘Junik / 17.12.2025 – 15:30. Raportohet se në një shtëpi janë gjetur pa vetëdije dy femra të moshuara kosovare. Lidhur me rastin ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se njëra nga viktimat është pa shenja jete, ndërsa tjetra është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori, me vendimin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’’, ka njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online)