Osmani: Takimet intensive në Bruksel sollën rezultate konkrete për heqjen e masave

  • A.P /
  • 18 December 2025 - 13:05
Osmani: Takimet intensive në Bruksel sollën rezultate konkrete për heqjen e masave

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ndarë një video në Facebook, nga ‘’takimet intensive’’ me liderët europianë, duke thënë se të njëjtat sollën rezultate konkrete, lidhur me heqjen e masave nga ana e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani ka falënderuar liderët e BE’së, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës.

‘‘Takimet intensive gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel sollën rezultate konkrete për vendin tonë. Më në fund u mor vendimi që të hiqen masat e padrejta të vendosura ndaj Kosovës.

Falënderoj përzemërsisht liderët e Bashkimit Evropian, si dhe të gjithë partnerët tanë, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës’’, ka shkruar ajo.


(Kosova Sot Online)