Lushaku e quan fotografinë me listën e VV-së poshtëruese

  • A.P /
  • 18 December 2025 - 15:45
Lushaku e quan fotografinë me listën e VV-së poshtëruese

Kandidatja për deputete, Jehona Lushaku, ka reaguar publikisht përmes një postimi lidhur me mënyrën se si, sipas saj, LVV po i trajton kandidatët e vet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në reagimin e saj, Lushaku e cilëson këtë qasje si poshtëruese dhe shqetësuese, duke theksuar se kandidatët e asaj partie po shpërfytyrohen për t’u paraqitur vetëm një figurë udhëheqëse, ndërsa të tjerët reduktohen në “numra”.

Ajo e ka cilësuar këtë model si shenjë të një mendësie autokratike, duke paralajmëruar për rrezikun që, sipas saj, paraqet një parti e përqendruar rreth një personi të vetëm. Në postimin e saj, Lushaku bën thirrje për ndaljen e asaj që e quan “regjim që ua heq fytyrat njerëzve të këtij vendi”.

(Kosova Sot Online)