Një shtetas kosovar është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë
Një shtetas kosovar B.A., që kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai kërkohej për vrasje në tentativë dhe i ishte shmangur drejtësisë kosovare.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 19.12.2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar B.A., viti i lindjes 1994, nga Gjermania për në Kosovë. I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritete Gjermane pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe se i njëjti u ishte shmangur organeve të drejtësisë”.
I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në Mitrovicë për vazhdim të procedurave tjera ligjore.
(Kosova Sot Online)
