Osmani publikon deklaratën e kryeministrit të Bahameve për Kosovën

  • A.P /
  • 20 December 2025 - 17:31
Osmani publikon deklaratën e kryeministrit të Bahameve për Kosovën

Vetëm një ditë ka kaluar që kur shteti i Bahameve vendosi të njohë pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 121-të me radhë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë deklaratën e kryeministrit të Komonuelthit të Bahameve, Philip Davis, pas vendimit të këtij shteti.

Në deklaratën e tij, kryeministri Davis ka vlerësuar praninë e Presidentes Osmani në Bahamas, duke theksuar domethënien e veçantë të kësaj vizite për vendin e tij.

“Fakti që ju, si Presidente e Kosovës, e keni parë të arsyeshme të na nderoni me praninë tuaj këtu në Bahamas ka një domethënie të veçantë për ne”, ka thënë Davis.

Presidentja Osmani e ka shpërndarë këtë deklaratë si shenjë mirënjohjeje pas njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës nga Bahamas, duke e cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

(Kosova Sot Online)