Sot shënohet 36 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës

  • A.P /
  • 23 December 2025 - 08:00
Sot shënohet 36 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës u themelua më 23 dhjetor 1989, ku kryetar i parë u caktua Ibrahim Rugova, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore në Kosovë, u pajtua që të themelonin një parti politike.

Ky grup e caktuan kryesinë e prirë nga Ibrahim Rugova, sekretar Jusuf Buxhovi dhe anëtarë të kryesisë: Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja e shumë figura të njohura shkrimtarësh e intelektualësh të asaj kohe.


(Kosova Sot Online)