Kurti: Katër njohjet e reja janë sukses i shtetit dhe Republikës

  • A.P /
  • 23 December 2025 - 13:00
Kurti: Katër njohjet e reja janë sukses i shtetit dhe Republikës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar për njohjet që Kosova pranoi brenda një viti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se katër njohjet e reja janë sukses i shtetit dhe Republikës.

“Katër njohje brenda një viti. Hera e fundit kur kjo kishte ndodhur ishte para më shumë se një dekade. Njohjet e reja dhe fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar janë sukses i shtetit dhe Republikës. Edhe më të rëndësishme këto njohje i bën fakti se ato erdhën pas një kohe kur më shumë flitej për rrezikun nga të ashtuquajtura çnjohje sesa për mundësitë e njohjeve të reja. Lajmet e mira për vendin janë lajme të mira për të gjithë qytetarët.”

Kosovën së fundi e kanë njohur Kenia, Siria, Sudani dhe Bahamas.


(Kosova Sot Online)