Vuçiq po flet si Milosheviqi në vitet e fundit të pushtetit
Nënkryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi, Borko Stefanoviq, e krahasoi fjalimin e djeshem të Presidentit serb Aleksandar Vuçiq me fjalimet e Slobodan Milosheviqit në fund të viteve 1990.
Në konferencën vjetore të ambasadorëve në Beograd, Vuçiq theksoi se Serbia duhet të “rrisë praninë e saj në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine”.
Stefanoviq, duke komentuar fjalimin në rrjetin social X, e kritikoi Vuçiqin për mospërmendjen e problemeve dhe dështimeve të politikës së jashtme të regjimit. Sipas tij, Vuçiq “mendon se në Azi dhe Afrikë nuk pyesin për gjëra të vogla” siç janë korrupsioni në SNS, kontrolli i medias, mashtrimet zgjedhore dhe dhuna.
Nënkryetari i SSP-së shtoi se Milosheviq përdori mesazhe të ngjashme para rënies së tij nga pushteti, duke treguar paralele historike në retorikën e qeverisë.
(Kosova Sot Online)
