Dy persona që janë parë në rrjete sociale duke shtënë me armë
Dy persona që janë parë në rrjete sociale duke shtënë me armë në një aheng, janë identifikuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ata kanë dorëzuar një pistoletë.
Rasti shkon në procedurë të rregullt.
“PËRDORIM I ARMËS & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Fsh. Banjë, Malishevë / 10.08.2025 – 22:00. Më 24.12.2025 janë identifikuar dy persona të dyshuar (një mashkull dhe një femër kosovare) të cilët ishin parë në rrjete sociale duke shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Personat e dyshuar kanë dorëzuar një pistoletë që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti dhe procedohet me procedurë të rregullt.”
(Kosova Sot Online)
