Berisha: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin

  • A.P /
  • 25 December 2025 - 13:45
Berisha: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat përcolli urimet e tij për besimtarët e krishterë shqiptarë me rastin e Krishtlindjeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai vlerësoi figurën e Krishtit Mbret dhe ndikimin e mësimeve të tij në qytetërimin perëndimor dhe njerëzimin.

Berisha shprehu mirënjohje të veçantë për klerikët e krishterë për kontributin e tyre në lartësimin e vlerave hyjnore. Gjithashtu, ai uroi që Krishtlindjet e ardhshme të festohen në liri, dinjitet, shpresë dhe besim në të ardhmen, pa “kolerën e zezë” që, sipas tij, ka pllakosur vendin.

FJALA E BERISHËS:

Së pari, urimin më të përzemërt besimtarëve të krishterë shqiptarë, që kremtojnë sonte ditën e lindjes së burrit, hyjit, që me moralin e tij, mësimet dhe udhëzimet e tij, ndikoi më shumë se kushdo tjetër në vlerat e qytetërimit perëndimor dhe mbarë njerëzimit, ditën e lindjes së Krishtit Mbret.

Uroj përzemërsisht të gjithë klerikët e besimit të krishterë me shumë mirënjohje për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në lartësimin e vlerave hyjnore.

Uroj besimtarët dhe mbarë shqiptarët që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin.

T’i festojmë në liri, në dinjitet, në shpresë dhe besim tek e ardhmja.

(Kosova Sot Online)