KFOR kryn patrullime në zona të ndryshme të Kosovës
Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale-Perëndim, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë vazhduar aktivitetet operative përgjatë kufirit dhe në zona të ndryshme të Kosovës. transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas një njoftimi të KFOR-it, patrullimet kishin për qëllim sigurimin e pranisë në teren në terren, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për situatën e sigurisë, ngase këto aktivitete kontribuojnë në parandalimin e tensioneve dhe në ruajtjen e stabilitetit në rajon.
KFOR-i thekson se përmes profesionalizmit dhe angazhimit të tyre, ushtarët italianë luajnë një rol kyç në përmbushjen e misionit të vazhdueshëm për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”- thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)
