Kalifornia është goditur nga një stuhi e fuqishme
Kalifornia është goditur nga një stuhi e fuqishme ditën e Krishtlindjeve, ndërsa shteti po përpiqet të rikuperojë dëmet shkaktuar nga shirat shkatërrues dhe rrëshqitjet e dheut në zonat malore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Moti i keq shkaktoi probleme serioze, duke përfshirë ndërprerje të energjisë elektrike dhe valë të larta përgjatë bregdetit.
Në qytetin malor të Wrightwood, autoritetet lëshuan një paralajmërim për evakuim pasi vetëm një ditë më parë kishin shpëtuar njerëz të bllokuar në makina për shkak të një rrëshqitjeje dheu.
(Kosova Sot Online)
