Arrestohet një grua në Prishtinë pasi i mori para një qytetari

  • A.P /
  • 26 December 2025 - 11:30
Arrestohet një grua në Prishtinë pasi i mori para një qytetari

Një grua është arrestuar në Prishtinë për mashtrim dhe prezantim të rremë si prokurore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ankuesja ka raportuar në polici se e dyshuara duke u prezantuar si prokurore ka marrë para nga ajo si shpërblim për t’ia kryer një rast.

E dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Më 23.12.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuar femër kosovare, duke u prezantuar si zyrtare shtetërore (prokurore) ka marrë para nga viktima si shpërblim për t’i kryer një rast. Më 25.12.2025 e dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)