Mustafa: Kurti me ministrat e tij i kanë uzurpuar pozitat udhëheqëse
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka kritikuar Albin Kurtin duke thënë se ky i fundit me ‘’ministrat e tij’’ i kanë uzurpuar pozitat udhëheqëse në qeveri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Mustafa ka thënë edhe se, organet e rendit dhe ligjit duhet të merren me këto tema.
‘’Satusi i tyre ligjor është shumë i dyshimtë, dhe po, ndoshta këtu po çuditem dhe i bëj thirrje organeve të rendit dhe ligjit me u marr me këto tema, ky është uzurpim klasik. Albin Kurti dhe ministrat e tij i kanë uzurpu ato pozita. Me këto 500 milionë euro ka mujt me i zgjidh njëherë përgjithmonë krejt problemet me shëndetësinë e Kosovës. Me barna me ndërtesa me shërbime me të gjitha’’, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)
