Behrami pyet Martin Berishajn: A kanë fletëvotimet gabime në numrin serik?
Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka parashtruar disa pyetje për diplomatin i cili është përfshirë në afera të ndryshme, kryesisht në atë të energjisë elektrike, Martin Berishaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Behrami ka parashtruar disa pyetje në drejtim të tij.
“Një pyetje e kam për kompaninë e Martin Berishajt, e cila po i shtyp fletëvotimet për zgjedhjet që mbahen nesër dhe që po zhvillohen në konsullatat dhe ambasadat e Kosovës. A kanë këto fletëvotime gabime në numrin serik dhe, nëse kanë, tregoni sot që kanë. Mos dilni pas zgjedhjeve duke u munduar ta mbuloni manipulimin elektoral”, është shprehur Behrami.
(Kosova Sot Online)
