Një person ka mbetur i plagosur nga një përleshje

  • A.P /
  • 27 December 2025 - 13:15
Një person ka mbetur i plagosur nga një përleshje

Një person ka mbetur i plagosur nga një përleshje që ndodhi në Suharekë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai u dërgua në Emergjencës e Suharekës, ndërsa në vendngjarje ka dalë policia.

Lajmin  ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më datë 27.12.2025, rreth orës 11:40, është raportuar për një përleshje mes disa personave, e cila ka eskaluar me plagosjen e një personi me armë zjarri. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës. Njësitet policore, menjëherë pas pranimit të informatës, i janë përgjigjur rastit dhe janë duke vepruar në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore”.

(Kosova Sot Online)