Numërohen mbi 99% të vendvotimeve, ky është rezultati i partive

  • A.P /
  • 29 December 2025 - 00:12
Numërohen mbi 99% të vendvotimeve, ky është rezultati i partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar rezultatet nga 99,26% të vendvotimeve numëruara, nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

KQZ, në faqen e saj njofton se nga votat e numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje prin e para me 49,30%, ose, 429,979 të votave.

Pas  saj, radhitet Partia Demokratike e Kosovës si parti e dytë me 21.01%, ose, 183,258 të votave.

 

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë deri më tani 13,59%, ose, 118,490 të votave.

Parti e katërt në këto zgjedhje është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5,68%, ose, 49,571 të  votave.

Lista Srpska, ka marrë 4,74%, ose 41,335 të votave.

Sa i përket NISMA’s së Fatmir Limajt, ajo ka vetëm 1,72 %, ose 14,973 të votave.


(Kosova Sot Online)