Në orët e para të vitit të ri 2026 kanë ardhur në jetë trenjakë
Lindja e parë e vitit 2026 në Kosovë ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku në orët e para të vitit të ri kanë ardhur në jetë trenjakë, tre djem, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas stafit mjekësor, lindja është realizuar me sukses nga ekipi i Klinikës së Gjinekologjisë, ndërsa si nëna ashtu edhe foshnjat janë në gjendje të mirë dhe stabile shëndetësore, nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor.Në QKUK shërbimet kanë funksionuar pa ndërprerje edhe gjatë festave të Vitit të Ri.
Doktori Naser Rafuna tha se gruaja që solli në jetë tre fëmijët, është një 36 vjeçare nga Gjilani.
Ajo nuk kishte pasur fëmijë për tetë vjet, duke u përballur me infertilitet.
“Pacientja është Fjolla Ibrahimi-Starabaja nga Gjilani. Është bërë nënë për herë të parë pas një infertiliteti 8 vjecar, nuk ka pasur fëmijë tetë vite. Tash është lindja e parë, lindje trinjake.”, tha ai.
(Kosova Sot Online)
